Berisha kritikon Maqedoncin për takimin e tij me Dejona Mihalin

Gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, ka kritikuar ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, lidhur me takimin e tij me Dejona Mihalin

Pamje nga raportimi në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, ka pasur një përplasje me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë raportimit të tij në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Berisha e ka pyetur ministrin në lidhje me takimin dhe e ka kritikuar atë se si është e mundur që ministri ka bërë një takim me një person që nuk është qytetare e Kosovës.

Më pas ministri Maqedonci ka thënë se nuk ka pasur asgjë të keqe në takim, pas kësaj deklarate ka reaguar ashpër deputeti Berisha.

“Nuk është legjitime, nuk u dalë me marrë vota, nuk është qytetare e Kosovës. Ti je ministër i Mbrojtjes në situatën më të ndjeshme ndonjëherë. Ka shumë rëndësi mos me u taku me të. Nuk je deputet, nuk ki nevojë me i raportu asaj. Ti raporton këtu. Unë kam mendu që ty të ka mbetë naj grimë UÇK. Maje pak. S’ki nevojë me përmend ma hiç”, ka thënë Berisha.

Por, ministri Maqedonci ka deklaruar se takimi me Mihalin ka qenë shoqëror dhe se mohoi të ketë marrë urdhra prej saj.

Ai, gjithashtu, ka theksuar se ka pasuar takimin në një kontekst miqësor dhe se nuk ka pasuar asnjë ndërhyrje zyrtare.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika