Maqedonci: Gjatë vitit të kaluar kemi investuar rreth 108 milionë euro në blerjen e sistemeve më moderne të armatimit

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoci, është shprehur se në mbledhjen e sotme para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka raportuar rreth zhvillimeve në FSK

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoci, ka thënë se në mbledhjen e sotme para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka raportuar rreth zhvillimeve në FSK, investimit në armatime, por gjithashtu dhe sfidave me të cilat përballemi.

“Sigurisht, duke qenë sektori i sigurisë dhe mbrojtjes si më i rëndësishmi në vend, vëmendja dhe angazhimi ynë në baza ditore është maksimal në përmbushjen e të gjitha objektivave, dhe në këtë aspekt është bërë një investim enorm në raport me qeverisjet e kaluara”, ka shkruar Maqedonci.

Ministri ka thënë se gjatë vitit të kaluar kanë investuar rreth 108 milionë euro në blerjen e sistemeve më moderne të armatimit.

“Kemi shkolluar dhjetëra kadetë dhe trajnuar qindra të tjerë në akademitë më prestigjioze në botë. Kemi zgjeruar rrjetin e diplomacisë ushtarake, por mbi të gjitha përmes bashkëpunimi të shkëlqyer me partnerët tanë strategjikë, krahas dronëve, po ngrisim kapacitetin ushtarak mbrojtës të FSK-së me blerjen e sistemit antitank Javeline dhe sistemeve të tjera moderne të armatimit”, ka thënë ai.

“Ka dhe shumë drejtime ku duhet vazhdojmë angazhimin, duke qenë se forcimi i ushtrisë nuk ka të bëjë thjesht me përmbushjen e mandatit, por me strukturën organizative, operacionale, kapaciteteve mbrojtëse që përbëjnë shtyllën e sigurisë për qytetarët, për të ardhmen e brezave të rinj dhe të vendit. Përmbushja e rolit kushtetues që krahas investimeve në armatime realizohet përmes investimit në burime njerëzore, të rinjtë e të rejat e vendit tonë, ushtarakët tanë. Ngritja e pagave duke përkrahur idenë e një shpërndarje në grada që do të korigjonin hendekun financiar ndërmjet tyre, ishte veprimi konkret i ndërmarrë gjatë vitit të kaluar përmes Ligjit të Pagave”.

Ai ka thënë se është mirënjohës për kontributin e ushtarëve, e cila sipas tij, nuk kompensohet me vlerë monetare pasi është fisnike, shpirtërore e flijuese më tepër se përfituese.

Maqedonci është shprehur se synimet e Republikës së Kosovës janë që qarta. Ai është shprehur se janë për paqe dhe për stabilitet, andaj “dhe jemi për anëtarësim në NATO”.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika