Haradinaj në takim me ministrin e Danimarkës, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në takim me ministrin e Drejtësisë së Danimarkës, Peter Hummelgaard, e ka falënderuar shtetin danez për përkrahjen ndaj Kosovës

Pamje nga takimi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka pritur në takim ministrin e Drejtësisë së Danimarkës, Peter Hummelgaard.

Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe çështjet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit.

Haradinaj e ka falënderuar ministrin Hummelgaard për rolin konstruktiv të Danimarkës, e cila, gjithmonë, sipas tij, ka qenë mbështetëse e fuqishme e Kosovës në proceset euroatlantike dhe proceset e tjera shtetndërtuese.

Kreu i AAK-së ka kërkuar që partneriteti mes dy vendeve të thellohet dhe zgjerohet edhe më tutje.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika