Bislimi kritikon Lajçakun për qasje jo të drejtë e joneutrale në dialogun Kosovë – Serbi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka kritikuar emisarin e BE-së, Lajçakun për qasje jo të drejtë dhe jo neutrale për dialogun Kosovë – Serbi

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, e ka kritikuar emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, për qasje jo të drejtë e joneutrale ndaj palëve në dialog.

Kjo pasi, sipas tij, Lajçaku dje ka mbajtur një takim me përfaqësuesit e Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian (NCEU) në Bruksel, duke thënë se ai nuk e ka theksuar se është delegacion i cili përbëhet kryesisht nga OJQ-të serbe nga Kosova.

Në një postim në rrjetin social “X”, Bislimi ka thënë këto OJQ “në mënyrë aktive dhe të hapur advokojnë kundër integrimit të qytetarëve serbë në jetën ekonomike dhe sociale të Kosovës”.

“Emisari Lajçak ka postuar nga takimi i mbajtur me NCEU (National Convention on European Union in Serbia), disa orë para raportimit në PSC (Political and Security Committee) për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por ka vendosur të mos përmendë se bëhet fjalë për NCEU në Serbi. Megjithatë, delegacioni përbëhet kryesisht nga OJQ-të serbe nga Kosova, të cilat në mënyrë aktive dhe të hapur advokojnë kundër integrimit të qytetarëve serbë në jetën ekonomike dhe sociale të Kosovës” , ka shkruar Bislimi.

Sipas Bislimit, Lajçaku duhet të sqarojë nëse OJQ-të serbe nga Kosova janë pjesë e NCEU Serbia dhe nëse NCEU Serbia bie nën ombrellën e tij duke e kritikuar kështu për qasjen e tij në dialogun Kosovë-Serbi.

“Z. Lajçak duhet të na shpjegojë nëse në narrativën e tij, OJQ-të serbe nga Kosova janë pjesë e NCEU Serbia dhe nëse NCEU Serbia bie nën ombrellën e tij. Një tjetër demonstrim i fortë i qasjes ‘të drejtë’ dhe ‘neutrale’ të zotit Lajçak ndaj palëve në procesin e normalizimit”, ka vijuar Bislimi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika