Mbappe dhe modelja Maxwell nxisin thashethemet për një lidhje të mundshme

Deri më tani, pak ose asgjë nuk dihet për lidhjet e dashurisë të lojtarit të Paris Saint-Germain. Por, disa foto me supermodelën belge, Stella Maxwell, në një gala të amfAR, kanë nxitur spekulime për një romancë të mundshme

Kylian Mbappé ,Stella Maxwell

Kylian Mbappe ka vazhduar kontratën me Paris Saint-Germain, pavarësisht interesimit nga Real Madrid. Por, nuk është vetëm e ardhmja sportive e Kylian Mbappe që është përfolur muajt e fundit, pasi jeta e tij personale tashmë është në qendër të vëmendjes.

Deri më tani, pak ose asgjë nuk dihet për lidhjet e dashurisë të lojtarit të Paris Saint-Germain. Por këtë herë, Mbappe është fotografuar në një gala të amfAR me supermodelen Stella Maxwell.

Kylian Mbappe po dëshmohet si një goditje e fortë si brenda dhe jashtë fushës, pasi ndezi thashethemet për një marrëdhënie me supermodelen belge.

Sipas raportimeve, gjithçka kishte nisur në Festivalin e Filmit në Kanë, në të cilin ishin të pranishëm Mbappe dhe supermodelja Stella Maxwell. Dhe që nga ajo ditë, disa media kanë spekuluar për një lidhje të mundshme.

Ndërkaq, në një gala të amfAR, Fondacionit për Kërkimin e AIDS,  dyshja u fotografuan së bashku.

Këto foto në mënyrë të pashmangshme kanë nxitur spekulime për një romancë të mundshme me supermodelën belge, e cila më parë kishte pasur lidhje me femra të profilit të lartë, duke përfshirë Miley Cyrus, Lily-Rose Depp dhe Kristen Stewart.

 

Ajo në vitin 2020 kishte thënë se, nuk është shqetësuar asnjëherë për seksualitetin e saj.

“Shpresoj që bota të arrijë në pikën ku ne nuk mendojmë se cila është preferenca seksuale e dikujt ose cila është gjinia e tyre”.

Maxwell, është modele e Victoria’s Secret që nga viti 2015.

Ndërkaq, Mbappe mbetet i angazhuar për ta ruajtur fshehtësinë në lidhje me jetën e tij private, duke mos komentuar asnjëherë ndonjë marrëdhënie.

Mbappe është shfaqur si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit botëror si adoleshent në Monaco. Sulmuesi i shpejtë iu bashkua PSG-së në vitin 2017 në një marrëveshje me vlerë më të lartë se 165 milionë funte.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika