Maqedonci: Rikonfirmojmë mbështetjen e pakusht për Ukrainën

Në këtë takim fokusi ishte vijimi i ofrimit të asistencës ushtarake në armatime, pajisje dhe trajnime për forcat e armatosura të Ukrainës nga vendet e këtij koalicioni

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë virtualisht në takimin e 19-të me radhë të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, udhëhequr nga sekretari i Mbrojtjes i ShBA-së, Lloyd Austin III.

Në këtë takim fokusi ishte vijimi i ofrimit të asistencës ushtarake në armatime, pajisje dhe trajnime për forcat e armatosura të Ukrainës nga vendet e këtij koalicioni.

“Sot, së bashku me gjenerallejtënant Bashkim Jasharin, morëm pjesë në takimin virtual, të 19-tin me radhë të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, udhëhequr nga sekretari i Mbrojtjes i ShBA-së, Lloyd Austin III. Fokusi i takimit ishte vijimi i ofrimit të asistencës ushtarake në armatime, pajisje dhe trajnime për forcat e armatosura të Ukrainës nga vendet e këtij koalicioni”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Maqedonci ka thënë se Kosova ka rikonfirmuar mbështetjen e pakusht për Ukrainën që po vazhdon të përballet me agresionin rus.

“54 shtetet anëtare në mesin e të cilave dhe Kosova, edhe një herë rikonfirmuam mbështetjen e pakusht për Ukrainën që po vazhdon të përballet me agresionin rus”, ka vijuar ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika