Kuvendi nuk arrin t’i miratojë amendamentet kushtetuese për Vettingun

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të miratojë votimin e amendamenteve kushtetuese për Vettingun për shkak të mungesës së Listës Serbe

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka dështuar t’i miratojë amendamentet kushtetuese për Vettingun, pasi nuk arriti të sigurojë numrin e nevojshëm të deputetëve për votim.

Në seancën plenare, të pranishëm ishin 87 deputetë, vetëm tetë prej tyre ishin nga komunitetet joshumicë, ndërsa për votim duhet të jenë të paktën 14 deputetë për ndryshime kushtetuese.

Gjatë prezantimit të amendamenteve, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me tendencën për të penguar reformën në drejtësi.

Ajo ka theksuar se ky proces ka tendencë të pengohet, ndërsa partitë opozitare kanë shfaqur mbështetje për ndryshimet me kushtetutën, por kanë insistuar që Listën Serbe ta përfshijnë në këtë kontekst.

Kundërpërgjigjja ndaj kritikave të opozitës ka ardhur nga vetë ministrja e Drejtësisë, e cila ka theksuar se amendamentet janë një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të institucioneve të drejtësisë dhe rikthimit të besimit të qytetarëve në këto institucione.

“Vettingu ka qenë një nga zotimet tona kryesore dhe për të ardhur deri këtu nuk ka qenë shumë e lehtë, sepse gjatë gjithë kësaj kohe, jemi ballafaquar me sfida nga më të ndryshmet, sfida këto që ndërlidhen me tendencën e vazhdueshme për të penguar një reformë të rëndësishme. Kemi qenë këmbëngulës në synimet tona për ta bërë Kosovën shtet të së drejtës dhe për të përmbushur secilin zotim që kemi dhënë para qytetarëve të Kosovës”, ka deklaruar ajo.

Sipas Haxhiut, Vettingu në sistemin e drejtësisë është çelësi që Kosova të jetë shtet i së drejtës.

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi, ka bërë thirrje për miratimin e këtyre ndryshimeve, duke theksuar rëndësinë e tyre për fuqizimin e drejtësisë.

Në anën tjetër, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka shprehur dyshime në lidhje me procedurat, duke thënë se në mungesë të Listës Serbe nuk mund të vazhdohet me votimin.

Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka insistuar për një sistem efikas të drejtësisë dhe ka vlerësuar se edukimi politik i mazhorancës aktuale është i limituar.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka shprehur mbështetjen e tij për amendamentet kushtetuese për Vettingun, duke e vlerësuar si një hap drejt një drejtësie më të pavarur dhe efikase.

Shija e redaktorit

Aksioni i Policisë në veri, konfiskohen rreth 74 milionë dinarë

Policia e Kosovës ka shpalosur detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit të Policisë së...

Melinda Ademi publikon projektin e ri “Kiss me”

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri me titullin “Kiss Me”. Kënga e publikuar është me melodi dhe tekst...

Dafina dhe Ylli vazhdojnë t’i “trazojnë ujërat”, pozojnë me...

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, sot ka kapur vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit në rrjetin social "Instagram". "Duar të bashkuara"...

Të fundit nga rubrika