Trajnimi “Procedurat e ndërhyrjes në reduktimin e sjelljeve problematike te fëmijët”, Florim Gallopeni shpalos detajet

Në emisionin “Reload” në Televizionin Dukagjini, psikologu i Qendrës “WeCare” Prof. Ass. Dr. Florim Gallopeni, ishte i ftuar për të diskutuar rreth trajnimit "Procedurat e ndërhyrjes në reduktimin e sjelljeve problematike te fëmijët"

Psikologu klinik, Florim Gallopeni

Në emisionin “Reload” në televizionin Dukagjini, psikologu i Qendrës “WeCare” prof. ass. dr. Florim Gallopeni, ishte i ftuar për të diskutuar rreth trajnimit “Procedurat e ndërhyrjes në reduktimin e sjelljeve problematike te fëmijët”.

Gallopeni ka thënë se tema kryesore e këtij trajnimi do t’i përfshijë procedurat e ndërhyrjes në reduktimin e sjelljeve problematike te fëmijët dhe do të zhvillohet më 24 shkurt nga ora 10:00 deri 16:00. Pjesëmarrës të këtij trajnimi do të jenë psikologë, ergoterpeutë, edukatorë, logopedë, si dhe studentë të fushave të ngjashme.

“Dy veta që do ta mbajnë trajnimin, unë dhe Suela Jahja. Prej 10:00 deri 16;00, të shtunën më 24 shkurt. Pjesëmarrës të gjithë profesionistë. Dhe do të jetë numri i limituar deri 20 persona”, tha Gallopeni.

Gallopeni theksoi se “përzgjedhja bëhet kush rezervon i pari atëherë ftohet. Të tjerët fat herën tjetër. “

Ndryshe, Gallopeni ka theksuar rëndësinë e konsultës së prindërve me profesionalistë, siç janë psikologët klinikë, duke shtuar se “matja e zhvillimit të fëmijëve” bëhet që nga 16 ditët e para të jetës e tutje. Dhe prindërit e sidomos ata të rinj kanë nevojë për konsulta profesionale lidhur me zhvillimin e fëmijëve të tyre me moshën që kanë.

“Shumë e rëndësishme që prindërit e rinj të marrin consult për të njohur periudhën zhvillimore të fëmijës. Dhe as nuk ndalen me kuptu duke thënë: as Ajnshtajni nuk ka folur deri 5 vjet, ose edhe një kusheri s’ka folur. Arsyetime të tilla. Prindërit kanë qejf me dëgju lajmin e mirë. Ngushëllohemi me përvojat e të tjerëve dhe nuk shqetësohemi. Nuk është koha për t’u ngushëlluar, konsultohu me profesionistin. Merre një mendim profesionalistit se a është për t’u shqetësuar, ose për të intervenuar. Duhet me vepru. Ka raste të rralla, momenti kur prindërit thërrasin thojnë ‘thjeshtë du me ditë se ku qëndron djali jem në aspektin zhvillimor. Në bazë të moshës që ka, a është I gatshëm për shkollë, jo veç ta heqë e të dërgojë në shkollë. Matjet e zhvillimit bëhen prej 16 ditë e tutje. Janë teste standard, zhvillimore. Teste ndërkombëtare, ku testi Belly mat prej 16 ditë deri 36 muaj, qoftë për komunikim, retorikë, shkathtësitë e përditshme e të tjera”, ka thënë Gallopeni.

 

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika