Kamberi takon ambasadorin e Shqipërisë, bisedojnë për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë

Deputeti, Shaip Kamberi në takim me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Bardhyl Canaj ka diskutuar rreth pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës

Pamje nga takimi

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Bardhyl Canaj.

Kamberi ka thënë se nevoja e koordinimit në mes të Ambasadës Shqiptare në Beograd me spektrin politik shqiptar në Luginë të Preshevës, për t’i adresuar çështjet me rëndësi e diskriminimin konstant, është eminente.

“Ndërkombëtarizimi i çështjes së Luginës së Preshevës, për të shpërfaqur padrejtësitë me të cilat po përballen shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, kërkon sinkronizim e koordinim mes nesh”, ka shkruar ai.

Kamberi ka shtuar se një ndër temat e takimit ishte edhe pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

“Bashkëpunimi i shkëlqyer me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Beograd do vazhdojë në betejën tonë konsistente për të drejtat tona kolektive. Impelmentimi në plotëni i Planit 7 pikësh duhet të jetë pikënisje e afirmimit të të drejtave dhe përmirësimit të gjendjes së shqiptarëvë në Luginë të Preshevës!”, ka shkruar mes të tjerash ai.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika