Aksidenti në Lipjan, polici detyrohet të përdorë armën

Policia e Kosovës

Disa persona janë përfshirë në një rrahje në fshatin Rusinovc të Lipjanit, ku njëri nga ta ka pësuar lëndime.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Portalin Dukagjini se personat e dyshuar kanë vazhduar mosmarrëveshjen edhe në afërsi të Stacionit të Policisë në Lipjan, ku njëri nga personat e dyshuar me automjet ka goditur qëllimisht dy persona, të cilët kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një rrahje në fshatin Rusinovc të Lipjanit. Në rast kanë qenë të përfshirë disa persona, ku njëri nga ta është lënduar”, tha ajo.

Përgjatë përpjekjeve për të menanaxhuar dhe futur nën kontrollë situatën, një nga zyrtarët policorë ka shtënë në ajër, potencoi Ahmeti.

Lidhur me këtë rast, në cilësinë e personave të dyshuar, po intervistohen katër persona.

Ndërkohë që hetuesit në koordinim me Prokurorinë dhe IPK-në po i kryejnë veprimet e nevojshme hetimore.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika