Jaha tregon për projektin që qëllim ka integrimin e komuniteteve në komunën e Gjilanit

Në komunën e Gjilan është zhvilluar një projekt që qëllim ka integrimin e të rinjëve që vijnë nga komuniteteve. Ardit Jaha, njëri nga organizatorët e këtij projekti, ka dhënë më shumë detaje

Ardit Jaha

Ardit Jaha nga organizata “Zëri Rinir në Gjilan”, në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini, ka treguar se sot kanë prezantuar një ekspozitë në kuadër të një projekti që zhvillohet në Komunën e Gjilanit, që ka të bëjë me komunitetet. Ky projekt, sipas tij, ka qëllim integrimin e të rinjëve pakicë përmes aktiviteteve sociale dhe gjithëpërfshirjes.

“Në kuadër të shumë aktiviteteve që i kemi realizuar ka qenë dhe ekspozita që e kemi realizuar sot, ku të rinjtë e shkollës së artit kanë bërë disa piktura në bashkëpunim me ne”, ka thënë Jaha.

Ai ka bërë të ditur se bashkëpunimi me komunitetitn serb po stagnon në këtë aspekt, sipas tij, shkas është vendimi i fundit i qeverisë për dinarin.

Jaha ka treguar se kjo organizatë është formuar në vitin 2018 dhe gjithçka kishte filluar në baza vullnetare.

“Kemi pasur qëllim që t’i largojmë të rinjtë nga dukuritë negative – droga, duhani, dhe t’i bëjmë ata sa më socialë”, ka shtuar ai.

Për më shumë, shikoni videon më poshtë:

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika