Donjeta Dragusha emërohet drejtoreshë për Zhvillim Rural në Prishtinë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka njoftuar se Donjeta Dragusha është emëruar drejtoreshë për Zhvillim Rural në kryeqytet

Donjeta Dragusha është emëruar drejtoreshë për Zhvillim Rural në komunën e Prishtinës.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Abdixhiku ka thënë se në procesin e fundit zgjedhor të LDK-së, Dragusha është zgjedhur kryetare e Degës së Parë në Prishtinë. Ai është shprehur se duke e njohur nga afër, është i lumtur për të, “si shembull i aktivizmit e si model për vajza të reja në veprim politik e në shërbim publik”.

“Donjeta i bashkohet Jehonës e Sibelit, në detyrat e sapomarra, si tri gra – të pavarura, profesioniste e me integritet. Ato rreth vetes kanë gjetur e do të gjejnë një ekip të dalluar qeverisës; gjersa para vetes kanë detyra sa fisnike aq dhe me pritje të mëdha; në arsim, kulturë e bujqësi; ky qytetarët presin, ku qytetarëve duhet t’u shërbejmë me plot vullnet e pastërti”, ka shkruar kreu i LDK-së.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika