Shtyhet votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues

Kuvendi i Kosovës nuk ka mundur të miratojë në lexim të dytë Projektligjin për shëndetin riprodhues në seancën plenare të së enjtes, pasi deputeti Eman Rrahmani i Lëvizjes Vetëvendosje nuk mori pjesë në votim. Votimi është shtyrë për një seancë tjetër pas mospajtimeve të mëdha mes deputetëve

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur ta votojë në lexim të dytë projektligjin për shëndetin riprodhues në seancën plenare të së enjtes, për shkak të mospjesëmarrjes në votim të deputetit Eman Rrahmani nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Votimi i këtij legjislacioni është shtyrë për një seancë tjetër.

Për këtë projektligj pati mospajtime të mëdha edhe mes deputetëve të pushtetit, ku për të njëjtin ishin propozuar 42 amendamente, 22 prej tyre ishin nga deputeti i LVV-së, Visar Korenica, i cili ka thënë se është mbështetur nga dhjetë deputetë për të njëjtat.

Ndërkaq, në amendamentet e propozuara nga ai, nuk morën pjesë në votim deputetët opozitarë.

Deputeti Rrahmani është larguar pasi deputeti Korenica propozoi amendamentin e katërt.

Sipas Korenicës, prej legjislacionit duhet të largohen tri paragrafë, të cilët parashohin se e drejta për riprodhim u jepet edhe individëve përveç çifteve të martuara (burrit dhe gruas).

Si referencë për individë, ai i ka përmendur gratë e pamartuara dhe partnerët e gjinisë së njëjtë.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka deklaruar se një deputet nga shumica parlamentare qëllimshëm nuk po voton për ta pamundësuar procedimin e ligjit.

“Deputetët e kanë shpjeguar secilin pozicionin e vet, s’kemi nevojë t’i gjykojmë fare. Këto janë përcaktime të lira, si të duan deputetët. Teknikisht pse nuk po mund të votojmë edhe pse jemi në 60 deputetë, është kjo. E provojmë edhe herën e tretë dhe nëse nuk funksionon e lëmë këtu, nuk ka asgjë të veçantë, na ka ndodhur plot herë”, ka deklaruar Konjufca.

Në votim nuk morën pjesë as deputetët e partive opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ky legjislacion ua mundëson edhe grave të pamartuara të mund të lindin fëmijë përmes metodës të fertilizimit të asistuar, i njohur si IVF, në klinikat publike.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika