Murati thotë se borxhi publik është në nivelin më të ulët, pritet me kritika nga opozita

Deklarata e ministrit Murati se borxhi publik është në nivelin më të ulët në Evropë është pritur me kritika nga LDK e AAK në mbledhjen e Komisionit për Buxhet

Në mbledhjen e Komisionit për Buxhet po raporton ministri i Financave, Hekuran Murati dhe përfaqësues të Doganës së Kosovës dhe Administratës Tatimore lidhur me realizimin e të hyrave për vitin 2023.

Ministri Murati ka thënë se borxhi publik është në nivelin më të ulët në Evropë.

Kjo deklaratë për borxhin publik ka ngjallur reagimin e deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti.

Sipas deputetit të LDK-së, borxhi vetëm është mirëmbajtur dhe nuk ka pasur ndonjë përmirësim të performancës së borxhit publik.

Murati tutje ka deklaruar se qeveria është munduar ta stabilizojë borxhin publik dhe ai është ulur.

“Më 2023 ka qenë 17.2 për qind e GDP-së. Më 2023 janë disbursuar 102.4 milionë nga 692 milionë të ratifikuar. Në 2023, në Kuvend janë ratifikuar kredi në vlerë afro 300 milionë euro”, ka deklaruar Murati.

Hoti ka kërkuar sqarime pse nuk është bërë vlerësim kreditor.

“Pse nuk bëhet vlerësimi i kostos kreditore kur është diskutuar të bëhet më 2017. A e di sa humbjen e ka ekonomia e Kosovës shkaku i kësaj?”, ka replikuar Hoti.

Murati është përgjigjur duke thënë se janë duke ndërtuar një historik për një trend të menaxhimit të mirë të kredisë dhe se kjo do të bëhet për herë të parë.

Sipas Hotit, kjo është diskutuar qëkur ka qenë ai në qeveri dhe ende nuk është rregulluar teksa ka ironizuar duke i thënë Muratit se “mandati i juaj shkoi dhe se nuk do të jesh ministër më”.

Kritika për këtë deklaratë pati edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Deputeti i kësaj partie, Pal Leka, ka thënë se ka pasur vetëm mirëmbajtje të borxhit publik, por jo edhe ulje.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika