Pas takimit me Komisionin parlamentar, Hovenier: Diskutuam për sigurinë kombëtare

Ambasadori i Shteteve të Bahskuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se gjatë takimit me anëtarët e Komisionit për punë të Jashtme dhe Diasporë, është diskutuar për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se gjatë takimit me anëtarët e Komisionit për punë të Jashtme dhe Diasporë, është diskutuar për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme.

Ai, në një konferencë për media, këtë takim e ka cilësuar si frytdhënës.

“Sapo pata një diskutim të shkëlqyer me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, isha i nderuar për këtë ftesë. Patëm një diskutim frytdhënës për sigurinë kombëtare. Kam vlerësimin më të lartë për rolin e Kuvendit, si një element i sistemit demokratik dhe, gjithashtu, kam respekt edhe për anëtarët e këtij Komisioni dhe punën që ata bëjnë për të mbështetur Kosovën në politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare”, ka thënë Hovenier.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier

Ndërkaq, kryetari i këtij komisioni, Haki Abazi, ka thënë se gjatë këtij takimi është rikonfirmuar lidhja dhe marrëdhënia speciale me SHBA-të.

“Kishim kënaqësinë e nderin të kemi mysafir ambasadorin Hovenier. Rikonfirmuam lidhjen dhe marrëdhënien speciale me SHBA-të, rrugëtimin tonë drejt rrugës euro-atlantike. Diskutuam disa prej aspekteve të ecjes së Kosovës drejt shtetndërtimit të plotë”, ka thënë Abazi.

Deputeti Haki Abazi

Ai ka theksuar se fryma e bashkëpunimit do të vazhdojë edhe më tej.

“Në rrugëtimin tonë gjeopolitik mund të ketë çështje që diskutohen, por ato janë mes miqve dhe partnerëve. Kjo frymë bashkëpunimi do të vazhdojë edhe më tutje. Komisioni është platformë e hapur që të dëgjojmë këshillat dhe përvojat sidomos të ambasadorëve të SHBA-ve, të cilët kanë përvojë të jashtëzakonshme në procesin tonë unik të shtetbërjes”, shtoi Abazi.

Ndryshe, takimi i Ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ishte i mbyllur për media.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika