Dita e shtatë e grevës, 250 punëtorë të palëkundur në kërkesën e tyre

Po vazhdon greva e rreth 250 punëtorëve teknikë dhe të sigurimit fizik të Universitetit të Prishtinës dhe të Qendrës Studentore

Po vazhdon greva e rreth 250 punëtorëve teknikë dhe të sigurimit fizik të Universitetit të Prishtinës dhe të Qendrës Studentore, që po kërkojnë paga më të larta. Grevën, që ka hyrë në ditën e shtatë, ata janë shprehur të vendosur ta vazhdojnë, deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Tash e tri dekada është pjesë e stafit teknik në Fakultetin Teknik në Universitetin e Prishtinës, por Behgjet Vuthaj, tash e  shtatë ditë nuk qëndron në vendin e  tij të punës.

Mos realizimi I kërkesës së tyre për rritje page tash e një kohë ka bërë që ai dhe 249 punëtoret e tjerë të UP-së e atyre të Qendres së Studentëve, të fillojnë një grevë.

“Çmimet janë rrit shumë pagat nuk janë ngrit,  paga që është propozu nga Universiteti është shumë e vogel”, ka thënë Behgjet Vuthaj- Punëtor teknik në UP.

Gjendja është e ngjashme edhe në Qendren Studentore, por grevistët atje thonë se pronari i kompanisë që i ka punësuar, ka bërë zgjidhje.

“Na ka thanë me punu na s’kem pranu, ai po bjen punëtore dhe po punojnë në vend tonë këtu”, është shprehur Fatmire Gjatolli-Punëtore në Qendrën e Studentëve.

Ata gjatë ditës u vizituan nga kryetari i Sindikatës së Punëtorëve nga Sektorit Privat, Jusuf Azemi, që konfirmoi se janë duke vazhduar negociatat me UP-në, por ende nuk ka diçka zyrtare.

“Dje është marr një vendim që keta punëor  për tre muj  të vazhdohet më pagen 350 euro bruto, është faz kalimtare që pas tre- katër mujsh duhet të negocohet kjo pag, kjo është një ofert e njeanshme, tek punëtoret teknik është paga 300 euro, derisa tek punëtoret mjeshter kjo shumë është për 100 euro me e madhe”, ka deklaruar Jusuf Azemi- Kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat.

Para grevisteve, ai tha se është anuluar edhe tenderi i UP-së që synonte t’i ngriste pagat, informacion që nuk është konfirmuar nga ana e këtij institucioni.

 

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika