Rama: Ukraina meriton të mbështetet e ndihmohet me të gjitha mjetet e nevojshme

"E kemi bërë shumë të qartë, jam shumë krenar të them se nuk është vetëm Qeveria, Parlamenti dhe institucionet, por i gjithë kombi, gjithë popullata e vendit tonë që është me Ukrainën dhe e mbështet Ukrainën, pa asnjë lëkundje", ka deklaruar Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Ukraina do ta ketë gjithmonë mbështetjen e Shqipërisë.

Në një konferencë të përbashkët me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pas një samiti të mbajtur për Ukrainën në Tiranë, Rama ka theksuar se Ukraina meriton të mbështetet e të ndihmohet me të gjitha mjetet e nevojshme për t’ rezistuar agresorit.

“Ukraina meriton të mbështetet e të ndihmohet me të gjitha mjetet e nevojshme për të rezistuar e për të siguruar se çdo paqe që do të vijë pas kësaj lufte të jetë paqe e drejtë që mbështetet kryesisht në parimet e planit 10-pikësh të Zelenskyt. E kemi bërë shumë të qartë, jam shumë krenar të them se nuk është vetëm Qeveria, Parlamenti dhe institucionet, por i gjithë kombi, gjithë popullata e vendit tonë që është me Ukrainën dhe e mbështet Ukrainën, pa asnjë lëkundje”, ka thënë Rama.

Ai ka thënë se është i vetëdijshëm për nevojën që ka Ukraina për vendet më të pasura në komunitetin demokratik për t’i dalë ballë pushtimit të Rusisë.

Rama i ka bërë thirrje Perëndimit për dërgim të armëve në Ukrainë, sepse vetëm ashtu mposhtet pala tjetër, si referencë për Rusinë.

Sipas Ramës, pretendimet se ndalja e dërgimit të armatimit në Ukrainë ndal luftën, është cinike dhe absurde, sepse, siç thotë ai, nuk ndalet lufta duke ç’armatosur viktimën, por duke ndalur agresorin.

“Ata pretendojnë se ndalja e dhënies së armëve në Ukrainë ndal luftën, është cinike dhe absurde, sepse nuk e ndal luftën duke çarmatosur viktimën, por duke e ndalur agresorin”, ka vijuar Rama.

Rama ka thënë se përballë Ukrainës është një agresor, i cili nuk po ndalet në përpjekjen për të aneksuar territore e duke marrë jetë të pafajshme dhe duke vazhduar ta shkatërrojë Ukrainën.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika