Hovenier: Qeveria s’po punon për kërkesat tona, s’kemi shumë argumente të avokojmë për anëtarësim në NATO

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier

Ambasadori i ShBA-së, në Kosovë, Jefrrey Hovenier, edhe njëherë e ka ripërsëritur se Qeveria e Kosovës nuk po i dëgjon këshillat që aleatët ua kanë dhënë.

Këto deklarata Hovenier i tha në kuadër të konferencës “Urëzimi i Ballkanit Perëndimor”. Në pyetjen për anëtarësimin e Kosovës në NATO, Hovenier tha se ShBA-ja nuk ka argumente të mjaftueshme për t’i bindur shtetet e tjera për integrim.

Lexoni edhe: Hovenier për anëtarësimin në NATO: Na ndihmoni që të ju ndihmojmë

Ai e kiritkoi Qeverinë e Kosovës se nuk po punon për t’i plotësuar kërkesat e tyre.

“Vendimet merren me konsensus, 4 aleatë nuk e njohin Kosovën. Na duhen argumentet më të mira… 4 nga 5 shtete janë bashkuar për një iniciativë dhe kemi vijuar më tutje, do të mirëprisja shumë mundësinë për një bisedë në Bruksel për partneritetin për paqe. Në këtë moment, Qeveria ime nuk ka argumente të mjaftueshme për ta argumentuar, avokuar atë anëtarësim, sepse nuk ndjejmë se Qeveria po punon në kërkesat shumë të qarta për të shkuar përpara, duam ta bëjmë, por duhet të arrihet”, tha ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika