Arrestohet një serb në Mitrovicë të Veriut, dyshohet se kreu krime lufte në rajonin e Vushtrrisë

Policia e Kosoves/ Foto: Visar Loku

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale ka arrestuar një person të nacionalitetit serb, të dyshuar për “krime lufte kundër popullatës civile”.

Në komunikatën e përbashkët të Policisë e Prokurorisë është thënë se i dyshuari Zh.N. (1965) është arrestuar rreth orës 16:00 në Mitrovicën e Veriut.

Ai dyshohet se kreu “krime lufte kundër popullatës civile – dhunë seksuale” gjatë vitit 1999 në komunën e Vushtrrisë.

“Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ka arrestuar një person të nacionalitetit serb për veprën penale ‘Krimet e luftës kundër popullatës civile’. I dyshuari Ž.N, (1954) është arrestuar sot me datë 04/03/2024 rreth orës 16:00 në Mitrovicën e veriut. I lartcekuri është i dyshuar për veprën penale ‘Krime lufte kundër popullatës civile – Dhunë seksuale;  të kryer gjatë vitit 1999 në komunën e Vushtrrisë. I njëjti është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të prokurorit të Prokurorisë Speciale, është dërguar në ndalim për 48 orë”, thuhet në komunikatë.

I dyshuari është dërguar në ndalim për 48 orë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika