Ndalohet një zyrtar i Komunës së Mamushës, dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se është ndaluar një zyrtar i Gjendjes Civile në Komunën e Mamushës, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”

Ilustrim

Është ndaluar për 48 orë një zyrtar i Gjendjes Civile në Komunën e Mamushës.

Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prizren thuhet se ky person dyshohet se duke shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare u ka mundësuar disa personave – shtetas të huaj turq, fitimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës, pa përfillur procedurat ligjore për fitimin e shtetësisë.

Prokuroria Themelore në Prizren, brenda afatit ligjor, për të njëjtin do të vazhdojë me procedura të tjera hetimore.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika