Osmani: Adem Jashari e familja e tij personifikojnë sakrificën më të lartë njerëzore që ka njohur historia

"Sot jemi këtu së bashku që sërish në emër të popullit të shprehim mirënjohjen tonë të thellë dhe përkujtimin tonë të përjetshëm për kryekomandantin, Adem Jashari dhe gjithë familjen Jashari të cilët personifikojnë sakrificën më të lartë njerëzore që ka njohur historia jonë", ka deklaruar presidentja Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e shënimit të 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka thënë se kjo epope është e krenarisë së popullit që ka rikthyer dinjitetin e shtetit dhe simbolizon lirinë që e gëzon sot vendi.

Teksa ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, e para e vendit ka thënë se kryekomandanti Adem Jashari dhe e gjithë familja e tij personifikojnë sakrificën më të lartë njerëzore që ka njohur historia.

“Sot jemi këtu së bashku që sërish në emër të popullit të shprehim mirënjohjen tonë të thellë dhe përkujtimin tonë të përjetshëm për kryekomandantin Adem Jashari dhe gjithë familjen Jashari, të cilët personifikojnë sakrificën më të lartë njerëzore që ka njohur historia jonë, epopeja e UÇK-së është epope e krenarisë së popullit tonë, që ka rikthyer dinjitetin e shtetit tonë, epope që simbolizon lirinë që e gëzojmë sot”, ka deklaruar Osmani.

Osmani ka thënë se ka fëmijë që vijnë në Prekaz për vizitë jo vetëm për të mësuar për historinë, por për t’u frymëzuar me shembullin e familjes Jashari.

“Kemi fëmijë që vijnë këtu jo vetëm për të mësuar për historinë, por për t’u frymëzuar me shembullin e familjes Jashari, lavdi përjetë komandantit Adem Jasharit dhe të gjithë anëtarëve të familjes Jashari e të rënëve”, ka vijuar ajo.

 

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika