7 Marsi, Arbërie Nagavci falënderon mësimdhënësit

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në nder të ditës së mësuesit, 7 marsit ka falënderuar mësimdhënësit

Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në nder të ditës së mësuesit, 7 Marsit, ka falënderuar mësimdhënësit për përkushtimin e tyre në arsim.

“Në këtë ditë të rëndësishme, ju falënderoj për punën dhe përkushtimin tuaj në arsimimin e brezave të rinj. Roli juaj në procesin edukativo-arsimor është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë,” shkruan Nagavci.

Nagavci ka shkruar se prioritet i Ministrisë së Arsimit është të përmirësojnë cilësinë në arsim, duke rregulluar infrastrukturën ligjore dhe fizike.

“Andaj, jemi duke punuar në shumë drejtime për të avancuar pozitën e mësimdhënësit dhe për të ofruar kushte e politika arsimore që garantojnë mësimdhënie dhe mësimnxënie cilësore.”

Po ashtu, Nagavci ka shprehur se ka mirënjohje pa fund për të gjithë mësimdhënësit për kontributin e çmuar të tyre në formësimin e të ardhmes sonë.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika