Prokuroria në Pejë jep detaje për aksidentin me fatalitet në Klinë

Prokurori i Shtetit ka dalë në vend ngjarjen e aksidentit që la dy të vdekur në Klinë dhe ka urdhëruar dërgimin e trupave të pajetë në IML për obduksion

Prokuroria Themelore në Pejë

Në aksidentin e sotëm, në Krushevë e Madhe në Komunën e Klinës, mes trenit dhe kombit, dy persona kanë vdekur.

Lexo më shumë: Vdesin dy të lënduarit nga aksidenti mes trenit dhe kombit në Klinë

Lidhur me këtë rast, Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Ai ka thënë se prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka urdhëruar dërgimin e trupave të viktimave në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

“Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes e njëkohësisht ka shkuar edhe në Spitalin Rajonal të Pejës dhe nga mjeku kujdestar i është konfirmuar vdekja e dy viktimave. Prokurori njëkohësisht ka urdhëruar dërgimin e trupave të pajetë në IML për obduksion”, ka thënë Nikçi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika