Krasniqi takon ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar, diskutojnë për thellimin e raporteve në mes dy vendeve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mirëpriti në selinë e partisë së tij, ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar me ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Duke i uruar mision të suksesshëm në Kosovë, ambasadorit Hargreaves, Krasniqi i ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të PDK-së për bashkëpunim dhe partneritet të mirëfilltë.

“U pajtuam që thellimi i raporteve miqësore mes dy vendeve tona, të jetë qëllimi për të cilin do të punojmë dhe angazhohemi të dy palët”, shkroi Krasniqi në Facebook.

Ndër të tjera, ambasadorin Hargreaves, ai e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika