“Dinari” e sjellë përsëri Escobarin në Kosovë

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun, Gabriel Escobar, do të qëndroj gjatë javës në Kosovë. Çështja e ndalimit të dinarit do të jetë tema kryesore, e cila do të diskutohet mes tij dhe zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës

Gabriel Escobar ka nisur një vizitë tetë ditore në Evropë.

Kosova, Mali i Zi, Belgjika e Austria, janë destinacionet në të cilat Escobar e ka përqendruar vizitën e tij.

Të gjitha takimet ndërlidhen kryesisht çështje që kanë të bëjnë me sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

“Në Beligjikë, përfaqësuesi special Escobar do të takohet me përfaqësuesin speciale të BE-së, Miroslav Lajçak, si dhe me zyrtarë të tjerë të Unionit Evropian dhe NATO-s, për të diskutuar mundësitë e avancimit të reformave të cilat do të sillnin paqe afatgjate, stabilitet dhe prosperitet për rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

Gjatë javës, emisari special i SHBA-së për dialogun, pritet që të mbërrij në Kosovë. Tema kryesore e cila theksohet në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, është ndalimi i dinarit.

“Përfaqësuesi Special do të zhvillojë takime mbi ndikimin e rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës në operacionet me para të gatshme dhe do të nxisë hapa për të siguruar që nevojat e qytetarëve kosovarë të përmbushen plotësisht dhe pa ndërprerje”, thuhet në njoftimin e DASH-it.

Për këtë temë, Escobar do të takohet me liderë të Qeverisë së Kosovës, në tentativë për të gjetur një zgjidhje.

“Uroj që udhëheqësia e Kosovës ta prioritizoj këtë çështje, ta zgjidhë në dialog me Shtetet e Bashkuara, në mënyrë që të shmangë dy rreziqe. Një që ta evitoj mundësinë e instrumentalizimit të serbëve në veri nga Serbia dhe e dyta ta evitoj dërgimin e saj në Bruksel që është precedent i rrezikshëm për Kosovën”, thotë Melazim Koci – Njohës i çështjeve politike.

“Tema për të cilën po vjen nuk është aq e dëshirueshme. Po vie që të flas për çështjen e dinarit. Qeveria ka treguar se është kokëfortë dhe këmbëngulëse në çështjen e dinarit, mirëpo për fat të keq kjo çështje tashmë është shndërruar në çështje humanitare, po përmenden të moshuarit, po përmendet mungesa e ndihmave sociale”, tha Artan Muhaxhiri – Analist.

Përveç dinarit, njohësi i çështjeve politike, Melazim Koci, pret që të diskutohet edhe për gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës që ta zbatoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit.

“Kemi të bëjmë me një vendim shumë të padrejtë të kohës së Millosheviqit, dhe ai është vërtetë vendim i padrejtë, mirëpo nuk jam i sigurt që për 24 hektarë tokë të bllokohet Kosova në përfshirjen jo vetëm në Këshillin Evropës, ky do të paraqitet si kusht edhe për përfshirjen në organizata të tjera ndërkombëtare”, tha Koci.

Në një reagim pak kohë pas vendimin për ndalimin e dinarit, Gabriel Escobar kishte deklaruar se në SHBA janë të shqetësuar se Qeveria e Kosovës nuk po i trajton si partner.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika