RrGK kërkon zbardhjen e rastit të 13-vjeçares që dyshohet se është dhunuar

Rrjeti i Grave të Kosovës, ka kërkuar reagim institucional dhe shoqëror lidhur me rastin e 13-vjeçares nga Peja

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK)

Rrjeti i Grave të Kosovës ka kërkuar reagim institucional dhe shoqëror lidhur me rastin e 13-vjeçares nga Peja, për të cilën dyshohet se u abuzua seksualisht nga dy persona të moshës madhore.

RRGK-ja ka kërkuar nga Prokuroria e Pejës që të bëhet një hetim serioz i veprës dhe të përpilohet aktakuza në mënyrë që dhunuesit të marrin dënimin e merituar.

“Përdhunimi i vajzave dhe grave në shoqërinë tonë mbetet ndër brengat kryesore, për të cilën duhet të ngremë zërin të gjithë ne, vazhdimisht dhe pa asnjë kompromis. Kurse, reagimi i duhur institucional ndaj këtyre rasteve ndikon në luftimin e tyre dhe krijimin e një shoqërie ku vajzat dhe gratë gëzojnë një jetë të barabartë dhe pa dhunë me bazë gjinore”, thuhet në reagim.

13-vjeçarja ishte raportuar e zhdukur në stacionin policor në Malishevë.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhej se më 11 mars e mitura është gjetur duke qëndruar në një shtëpi me dy persona të dyshuar.

“Të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale të dhunimit ndaj viktimës”- thuhet në raportin e policisë së datës 12.03.2024.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika