Një i vdekur e tre të lënduar në një aksident në Klinë

Aksident trafiku, foto ilustrim

Një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar në një aksident pas mesnatës të së martës në Klinë.

Në raportin 24-orësh thuhet se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, teksa tre të lënduarit pas tretmanit mjekësor janë liruar.

Në aksident kanë marrë pjesë dy vetura.

“Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve civile. Si pasojë, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima mashkull kosovar, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar  edhe tre meshkuj kosovarë, të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika