Ndalohet një autobus në Merdar, policia gjen armë dhe fishekë në një valixhe

Policia e Kosovës ka ndaluar një autobus me targa RKS në pikë kalimin kufitar në Merdar ku gjatë kontrollit kanë hasur në një pistoletë dhe fishekë

Pikëkalimi kufitar, Merdarë.

Policia e Kosovës ka ndaluar një autobus me targa RKS në pikëkalimin kufitar në Merdar.

Në njoftimin e policisë thuhet se gjatë kontrollit kanë hasur në një pistoletë dhe fishekë.

“Zyrtarët policorë së bashku me zyrtarët doganorë, gjatë kontrollimit të autobusit, në valixhen e një pasagjeri mashkull kosovar kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë të kalibrit 9-mm dhe 28 fishekë”, ka njoftuar policia.

Në konsultim me prokurorin rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika