Mehmetaj për Manastirin: Tokat nuk i ka fituar me proces gjyqësor

Analisti Lirim Mehmetaj, në lidhje me rastin e pronës së Manastirit, është shprehur se tokat janë falur ose shitur

Lirim Mehmetaj, analist
Lirim Mehmetaj, analist

Në emisionin “Debat Plus”, analisti politik, Lirim Mehmetaj, ka dhënë mendimin rreth pronës së Manastirit.

Sipas tij, tokat janë falur ose shitur, por nuk i ka fituar Manastiri me proces gjyqësor.

“Këto toka nuk i ka fitu Manastiri me proces gjyqësor, as të drejtë, as të padrejtë, se ktu ka ndodhur një ujdi që qytetarët e Kosovës veçanërisht të Deçanit,” ka thënë Mehmetaj.

Ndërkaq, sipas tij, kjo situatë e cila ka filluar më 26 prill në vitin 2000, ku dy ndërmarrjet ‘Iliria’ dhe ‘Apiko’ kanë ushtruar padi, për shkak se kanë thënë me 5 nëntor 1997 padrejtësisht në kohën e regjimit të Millosheviqit këto toka, kjo hapësirë i është dhënë Manastirit, kështu ka filluar procesi.

Më 24 nëntor 2008, komuna e Deçanit dhe Republika e Serbisë, sipas Mehmetajt, që kanë qenë të paditura po ashtu, është vendosur të përjashtohen, dhe ato e kanë pranuar përjashtimin.

Por, kur “Komuna Deçanit ka tentuar të futet prapë si palë, por jo si e paditur, por në anën e paditësit, por nuk iu ka pranuar,” tha ai.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika