Cilat janë zonat që mund të goditen me tërmet 6.5 shkallë në Kosovë?

Udhëheqësi i Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa, në një intervistë për emisionin "FIVE", ka vlerësuar se Kosova ndodhet në një zonë sizmike të lartë, ku ekziston mundësia e tërmeteve me fuqi deri në 6.5 shkallë të Rihterit

Foto ilustruese

Kosova ndodhet në një zonë sizmike të lartë, ku është e mundur që tërmete me fuqi deri në 6.5 shkallë të Rihterit të ndodhin në të ardhmen.

Kështu ka vlerësuar udhëheqësi i Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa, teksa ka folur për rrezikun e tërmeteve në Kosovë në emisionin “FIVE”.

Sipas hartës së rrezikut sizmik të përpiluar në vitin 2009, Mustafa ka thënë se ka një probabilitet prej 75 për qind për tërmete të fuqisë 6.5 në disa zona të Kosovës, me një periudhë përsëritëse prej 95 vjetësh.

“Kosova gjendet në një zonë sizmike relativisht të lartë, që në të ardhmen sipas hartës së rrezikut sizmik që është përpiluar në vitin 2009, mund të priten tërmete të fuqisë me 6.5 të shkallës së Rihterit në disa zona, me probabilitet 75 për qind, me periudhë përsëritëse 95 vite. Ashtu edhe të gjitha zonat sipas hartës së rrezikut sizmik, sepse janë një studim i të gjitha parametrave, parametri kryesor është katalogu historik, domethënë zonat që janë goditur në të kaluarën më tërmete më të fuqishme pastaj është formacioni gjeologjik , është tektonika, sizma tektonika dhe topografia, e krijuar nga presioni i madh”, ka deklaruar ai.

Ai ka bërë të ditur se zona e veriut të Kosovës, zona e Dukagjinit deri në Prizren dhe zona e Ferizajt, Vitia dhe Gjilani janë ato që mund të goditen më shumë nga një tërmet i tillë.

Mustafa ka theksuar se shkalla e shkatërrimit nga një tërmet si ky varet nga cilësia e ndërtimit dhe e materialeve të përdorura.

“Janë tri zona që mund të goditen me një tërmet maksimal, 6.5 shkallë e Rihterit siç është zona veriore e Kosovës, zona e Dukagjinit komplet duke filluar nga Istogi deri në Prizren dhe zona Ferizaj, Viti Gjilan. Konsiderohet tërmet i fuqishëm, dhe sa i përballojnë ndërtimet, kjo varet sesi janë projektuar dhe si janë ndërtuar e se çfarë cilësie materiali ka qenë”, ka deklaruar Mustafa.

Ai ka shtuar se pas luftës në Kosovë ka pasur një periudhë të ndërtimit të papërshtatshëm dhe të pakontrolluar, duke e bërë situatën edhe më të rrezikshme.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika