Ndahen mbi 500 mijë euro për renovimin e IML-së, MD tregon se në cilat pika do të investojnë

Më 13 mars, Qeveria e Kosovës ka ndarë 520 mijë euro për renovimin e objektit të IML-së. Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se me këtë buxhet do të intervenohet në tërë objektin, duke rritur kështu sigurinë e përgjithshme me qëllim të parandalimit të incidenteve të tilla në të ardhmen

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, këtë të mërkurë, janë ndarë 520 mijë euro për renovimin e objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML).

Lexo më shumë: Qeveria ndan 520 mijë euro për renovim të objektit të IML-së

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se ky buxhet do të shfrytëzohet për renovimin e hapësirave të IML-së që ishin dëmtuar si pasojë e incidentit me zjarrin në nëntor të vitit të kaluar, mirëpo në të njëjtën kohë do të intervenohet në tërë objektin e IML-së, duke rritur sigurinë e përgjithshme me qëllim të parandalimit të incidenteve të tilla në të ardhmen.

“Renovimi do të realizohet në bazë të projektit të përgatitur nga departamenti i inxhinieringut në MD, i cili përfshin rekomandimet e dhëna nga Komisioni i Universitetit të Prishtinës për vlerësimin e dëmeve dhe rritjen e sigurisë së objektit”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të MD-së, pikat kryesore në të cilat do të investohet do të jenë instalimi i sistemit kundër zjarrit, instalimi i sistemit të ri elektrik, vendosja e ventilimit qendror, përmirësimi i kushteve dhe funksionalizimi i sallave të autopsisë, si dhe ridizajnimi i hapësirave të brendshme të punës në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

“Me këtë investim, do të krijohet një mjedis i sigurt për punë dhe ruajtjen e provave të rëndësishme mjeko-ligjore që do të mundësojnë rifillimin sa më shpejt të procesit të akreditimit të shërbimeve mjeko- ligjore”, thuhet tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika