Escobar: Kurti refuzoi propozimet për dinarin

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka theksuar se kishte kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të pezullojë vendimin për të lejuar kohën për një zgjidhje më afatgjatë. Megjithatë, sipas Escobarit, kjo kërkesë nuk u pranua

Emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se nuk ka arritur ta bindë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për adresimin e shqetësimeve të Perëndimit që kanë të bëjnë me ndalimin e përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

“Unë i kërkova kryeministrit ta suspendojë vendimin përderisa ne, bashkë me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Qeverinë e Kosovës, punojmë për një zgjidhje më afatgjate që u përshtatet nevojave tuaja, pra transfereve elektronike në euro përmes sistemit të Kosovës. Por, tani, ne duhet të bëjmë diçka urgjente. Fatkeqësisht, nuk pata sukses për ta bindur atë për këtë”, ka deklaruar Escobar, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Escobar, megjithatë, ka thënë se ende shpreson që një zgjidhje të gjendet të martën, kur kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë të takohen në Bruksel.

Ai ka shtuar se nuk ka marrë asnjë garanci nga kryeministri i Kosovës kur bëhet fjala për të çuar përpara draft-statutin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Ai ka pranuar se ka, “shumë zhgënjim me këtë Qeveri të Vetëvendosjes, jo vetëm në Uashington, por edhe në Bruksel, Romë, Berlin e Paris”.

“Nuk është hera e parë, këtë ua them. Dhe, ka shumë zhgënjim me këtë Qeveri të Vetëvendosje – jo vetëm në Uashington, por në Bruksel, në Romë, Berlin dhe Paris gjithashtu. Ne, përderisa i afrohemi 25-vjetorit të aksionit të NATO-s, është e rëndësishme që njerëzit ta kuptojnë që forca e marrëdhënies ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës është mes njerëzve”, ka deklaruar ai.

Ndërkaq, ai është pyetur edhe nëse SHBA-ja sheh ndonjë lidhje midis sulmit në Banjskë dhe shtetit të Serbisë, Escobar ka thënë: “Ne mendojmë se ka pasur disa lidhje financiare dhe organizative, por po e hetojmë në tërësi”.

Deklarimi i Escobar-it vjen pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili megjithatë ka shprehur gatishmërinë për t’i adresuar shqetësimet për dinarin.

Kurti pas takimit me Escobar-in shpreh gatishmërinë t’i adresojë shqetësimet për dinarin

Ndërsa, Escobar, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të enjten kishte theksuar se kryeministri Kurti i ka premtuar se do të shqyrtojë disa prej propozimeve të tij që kanë të bëjnë me çështjen e ndalimit të përdorimit të dinarit.

Escobar pas takimit me Kurtin: Më premtoi se do t’i shqyrtojë propozimet e mia për dinarin

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika