Kurti pas takimit me Escobar-in shpreh gatishmërinë t’i adresojë shqetësimet për dinarin

Kryeministri Albin Kurti theksoi se e ka informuar Gabriel Escobar-in për hapat e qeverisë për ta mbështetur tranzicionin për rregullatoren e re të BQK-së

Gabriel Escobar dhe Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me emisarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se me të kanë biseduar për disa çështje me rëndësi.

Kurti bëri të ditur se emisarit amerikan ia ka theksuar nevojën për t’i kërkuar llogari Serbisë për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

Po ashtu, Kurti theksoi se e ka informuar atë për hapat e Qeverisë për ta mbështetur tranzicionin për rregullatoren e re të BQK-së.

“Takim i shkëlqyeshëm me emisarin special të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. E falënderova për mbështetjen dhe theksova nevojën për t’i kërkuar llogari Serbisë për sulmin e Banjskës. Gjithashtu e informova atë për hapat që ka marrë qeveria jonë për të mbështetur tranzicionin e rregullatores së BQK-së dhe gatishmërinë tonë për t’i adresuar çështjet në vazhdim”, tha ai.

Image

Emisari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se ka pasur një bisedë të mirë dhe të hapur për çështjen e dinarit serb.

Escobar ka theksuar se kryeministri Kurti i ka premtuar se do të shqyrtojë disa prej propozimeve të tij që kanë të bëjnë me çështjen e ndalimit të përdorimit të dinarit.

“Janë ata [serbët në Kosovë] anëtarët më të cenueshëm, personat me aftësi të kufizuara, pensionistët dhe studentët. Jam prekur nga rrëfimet e tyre se si vendimi i ka prekur ata. Kryeministri e pranoi këtë dhe premtoi se do të shikonte disa nga propozimet që ia paraqita sot”, ka deklaruar Escobar para medieve.

Emisari amerikan, mes të tjerash, ka theksuar se SHBA-ja mbetet partnerja më e besueshme dhe më e angazhuar e Kosovës, por, sipas tij, çështja e dinarit paraqet sfida në raportet me Kosovën.

“Të jem i sinqertë, këto sfida janë për shkak të trajtimit tani që po i bëhet minoritetit serb. Është për keqardhje që duhet të kalojmë nëpër këtë situatë. Por, rregullorja e BQK-së për dinarin ka shkaktuar probleme për disa prej qytetarëve e këtij shteti dhe jemi shumë të shqetësuar. Ne do të vazhdojmë të punojmë për këtë çështje, por mendoj se është një çështje urgjente humanitare të cilën duhet ta adresojmë menjëherë”, ka deklaruar Escobar.

Po ashtu, ai ka thënë se shpreson që Qeveria e Kosovës të jetë fleksibile gjatë një takimi të dialogut të martën e ardhshme, më 19 mars.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika