Rukiqi reagon ndaj Muratit: Ja si manipulon një i paaftë i pushtetit

Berat Rukiqi, nga LDK ka reaguar pasi që Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se me Qeverinë Kurti ekonomisë i janë shtuar mesatarisht afër një miliardë në vit

Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar ndaj postimit të Ministrit të Financave, Hekuran Murati pasi ky i fundit ka  thënë se me Qeverinë Kurti, ekonomisë i janë shtuar mesatarisht afër një miliardë në vit.

“Ja si manipulon një i paaftë i pushtetit,” ka shkruar Rukiqi në Facebook.

Sipas Rukiqit qytetarët janë në hall me rritjen e cmimeve.

“Një vit me recesion (rritje negative ekonomike), me aktivitet të pëergjysmuar ekonomik, e krahason me një vit me inflacion, me rritje çmimesh, rrjedhimisht me qarkullim të rritur, jo nga rritja reale e aktivitetit ekonomik, por nga rritja e çmimeve, në kurriz të qytetareve të vendit.”

“Ministër,, qytetarët në hall, po marrin kredi dhe mbitërheqje në banka, me norma të larta të interesit, për të përballuar shpenzimet,” shkruan Rukiqi.

Rukiqi ka theksuar poashtu se mbi 30000 qytetarë i janë shtuar listës të të varfërve.

“Këta qytetarë që nuk mund të përballojnë jetën e shtrenjtë, do të duhej të ishin brenga jpte, e jo manipulimi me grafikone. Fatkeqësisht, për vendin dhe qytetarët, ti je ndër të paaftit e shumtë në këtë qeveri,” përfundon ai.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika