“Grey Dynamics”: Brenda 12 muajsh më shumë gjasë Serbia do të rrisë dislokimet në kufirin me Kosovën

"Ka shumë gjasa që qeveria serbe të rrisë dislokimet në kufirin me Kosovën në 12 muajt e ardhshëm"

Organizata private e inteligjencës me bazë ën Londër, “Grey Dynamics”, ka parashikuar se brenda 12 muajsh më shumë gjasë shteti serb do të rrisë dislokimet e trupave ushtarake në kufirin me Kosovën.

Grey Dynamics”, ka dalë edhe me dy parashikime të tjera që pritet të ndodhin brenda 12 muajve të ardhshëm; Qeveria serbe dot të mbështesë publikisht politikën ruse për të vendosur marrëdhënia me të ngushta me Rusinë dhe se industria serbe e armëve do të rritet, veçanërisht me vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut.

“Ka shumë të ngjarë që qeveria serbe të mbështesë publikisht politikën ruse për të vendosur marrëdhënie më të ngushta me Rusinë në 12 muajt e ardhshëm.

Ka shumë të ngjarë që industria serbe e eksporteve të armëve të rritet në 12 muajt e ardhshëm, veçanërisht midis vendeve të MENA-s.

Ka shumë gjasa që qeveria serbe të rrisë dislokimet në kufirin me Kosovën në 12 muajt e ardhshëm”.

Gjithashtu, kjo organizatë që merret me analiza të temave si siguria, gjeopolitika e spiunazhi para pak kohës ka paralajmëruar se do të ketë tensionet etnike, pas vendimit të BQK-së për ndalimin e dinarit serb. Dhe se do të ketë një përplasje mes Kosovës dhe Serbisë që do të përkeqësojë tensionet në rajon dhe kjo do të bëjë që BE-ja dhe ShBA-ja të ndërhyjnë diplomatikisht, gjatë 6 muajve të ardhshëm për të stabilizuar rajonin.

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika