Humbi dy vëllezërit, Elshani rrëfen për ngjarjen e trazirave të marsit

Asllan Elshani, ka rrëfyer për ngjarjen ku kishte humbur vëllezërit e tij në trazirat e marsit, teksa thotë se nuk kishte ndonjë organizim për këto ngjarje

Asllan Elshani ka rrëfyer për ngjarjen ku kishte humbur vëllezërit e tij në trazirat e marsit.

Ai thotë se nuk kishte ndonjë organizim për këto ngjarje.

“Ne dëgjuam në mbrëmje që i kanë mbytur tre fëmijë në Mitrovicë dhe flitej për një protestë kundër atyre që i mbytën fëmijët. Në mëngjes u nisa për Mitrovicë, por te rrethi i Prishtinës e pashë që ishin tubuar edhe këtu dhe ndalova në Prishtinë, marshi vazhdoi për në Çagllavicë dhe aty vazhduam protestën”, tha Elshani.

Në emisionin “Five”, Elshani tregoi për momentin e humbjes së kontaktit me vëllezërit e tij.

Po ashtu, ai ka rrëfyer edhe mbi atë se si e kishte njohur vëllain përmes rrobave që ai kishte veshur.

“Jam takuar me dy vëllezërit e mi, vëllait iu drejtova kthehu te shtëpia, tha ‘jo nuk dua të kthehem, dua të rri’. Ka ndodhur një gjuajtje nga serbët me snajperë, kallashë dhe janë ndarë popullata. Aty kam humbur kontaktin me dy vëllezërit e mi. Në mbrëmje, vëllai e ka ndezur një kamion që të dalë në rrugë kryesore, nuk e kam ditur që është vëllai im, kur ka dalë në rrugë kryesore i kemi dëgjuar breshëritë e kallashit, nuk e dinim ne se kush e gjuajti, serbët apo KFOR-i, kamioni u ndal para KFOR-it, KFOR-i me autoblindë e shtytjen e gjuajtën në përrua në Çagllavicë dhe jemi munduar të hyjmë ta nxjerrim atë se dëgjuam që është i plagosur… në drita të autoblindës e kam njohur që është vëllai im përmes rrobave”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika