Dëmtohen disa pajisje të antenës së Policisë në Mitrovicë, këputen kabllot furnizuese të rrymës

disa të dyshuar kanë bërë dëmtime në pajisjet e antenës së Policisë në Mitrovicë, nga të cilat janë këputur kabllot furnizuese të rrymës

Një punëtor i PTK-së ka njoftuar se disa të dyshuar të panjohur, kanë bërë disa dëmtime në pajisjet e antenës së Policisë në Mitrovicë, nga të cilat, janë këputur kabllot furnizuese të rrymës.

Në raportin 24-orësh të Policisë, thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, dhe, sipas udhëzimeve të tij, rasti kualifikohet si “Nxitje e urrejtjes dhe përçarjes”.

“Fsh.Melanicë,Mitrovicë Jugu 18.03.2024-20:31. Ankuesi mashkull kosovar, punëtor i PTK-së, ka njoftuar se të dyshuar të panjohur kanë bërë disa dëmtime në pajisjet e antenës të policisë, si dhe janë këputur kabllot furnizuese të rrymës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, dhe sipas udhëzimeve të tij, rasti kualifikohet si më lart”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika