BIK: Këtë vit shkuarja në Haxh do të kushtojë 5 mijë e 700 euro

Bashkësia Islame e Kosovës dhe ajo e Komunitetit Mysliman në Shqipëri, kanë publikuar pakon për shkuarjen në Haxh, e cila kushton 800 euro më shtrenjtë në Kosovë

Bashkësia Islame e Kosovës dhe ajo e Komunitetit Mysliman në Shqipëri, kanë publikuar pakon për shkuarjen në Haxh, e cila kushton 800 euro më shtrenjtë në Kosovë

Bashkësia Islame e Kosovës, ka bërë të ditur pakon për shkuarjen në Haxh, e cila kushton pesë mijë e 700 euro.

Me këtë çmim të pakos hyjnë transporti, ushqimi, vizitat në vendet historike në Medinë e shumë të tjera

Bashkësia Islame e Kosovës, këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare, ku ka treguar çmimin dhe dokumentet e nevojshme që duhet t’i kenë besimtarët myslimanë të cilët janë të interesuar që këtë vit të kryejnë Haxhin, në Mekë.

Siç shihet në fotografinë e publikuar nga BIK-u, këtë vit shkuarja në Haxh e kap koston e pesë mijë e 700 eurove, derisa janë listuar edhe dokumentacionet e nevojshme.

Foto e publikuar nga Bashkësia Islame e Kosovës, për shkarujen në Haxh

Ndërkaq, në disponimin e komentuesve vërehet një pakënaqësi për sa i përket shumës së nevojshme, të cilën e kanë cilësuar shumë të lartë.

Ndërkaq, njoftim për Haxh ka bërë edhe Komuniteti Mysliman në Shqipëri. Ajo që vërehet në njoftimin e Shqipërisë, është që çmimi i përgjithshëm i kryerjes së këtij rituali është katër mijë e 900 euro, duke e llogaritur se është 800 euro më pak se në Kosovë.

Foto e publikuar nga Komuniteti Mysliman në Shqipëri

Qytetarët nga Kosova e kanë bërë menjëherë këtë llogari duke iu komentuar BIK-ut, se pse në Kosovë është më shtrenjtë.

Po ashtu, bëhet e ditur se për qytetarët e Kosovës, që kanë mundësinë e shkurajes në Haxh, do të u nevojitet vërtetimi i  vaksinimit anti-covid së paku dy doza, dhe testi PCR negativ për vetëm 72 orë para hyrjes në Arabinë Saudite.

Ndërkaq, çmimi i Haxhit për besimtarët mysliman të Kosovës, në vitin 2019 ishte 4 mijë e 150 euro.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika