Rrëfimi i një të burgosuri për vrasje: Kam qenë djali i urtë e i sjellshëm, jam i penduar që e kam kryer vrasjen

Në emisionin “N’burg me Nitën”, Astrit Pacolli nga Komuna e Lipjanit, rrëfen për ditën kritike kur ia kishte marrë jetën një personi tjetër, për të cilin vetë e pranon se nuk kishte asnjë faj

I burgosuri

Ishte viti 2019, kur Astrit Pacolli e kreu një vepër të rëndë që do t’ia ndryshonte jetën përgjithmonë.

Teksa po kthehej në shtëpi, ishte ndalur dhe kishte hyrë në një kazino në qytetin e Lipjanit. Me të hyrë në objekt, pas 12 minutave që kishte qëndruar  e kishte vrarë një person që po punonte aty.

Pacolli i cili është pjesë e emisionit të radhës “N’burg me Nitën”, rrëfen për ditën kritike, ku thotë se ende nuk e ka të qartë se pse e ka kryer vrasjen.

Ai është i dënuar me 25 vjet burg, vepra e të cilit është cilësuar si vrasje e rëndë me paramendim.

Ai tregon se me të ndjerin nuk kishte pasur asnjë problem që do të mund ta arsyetonte veprën e bërë.

“Ajo ditë ka qenë më e rënda e jetës sime, e kam bërë një vepër…nuk më ka bërë ai njeri asgjë, nuk kam mundur ta kontrollojë veten. Nuk kam qenë mirë, më ka kap paniku. Veç unë e dija që e kam kryer veprën, as nuk mundesha të haja as të pija, as nuk mundesha t’i tregoj familjes që e kam kryer këtë vepër”, shprehet Pacolli.

Pacolli,vazhdimisht e përsëritë se personi të cilit ia ka marrë jetën, nuk kishte asnjë faj. Sipas tij ky është fakti i cili e mundon më së shumti.

Ai shprehet se është i penduar për krimin që e ka bërë, në ditët e para të qëndrimit në burg, Pacolli tregon se ka menduar t’i japë fund jetës së tij.

“Jam ndier keq e kam kuptuar gabimin kur më ka arrestuar policia, atë ditë vetëm shikoja cfarë t’i bëjë vetes keq, më humbën krejt shpresat e jetës, thosha e humba familjen, shoqërinë, rrethin, këtu më shkonin mendtë më shumë. Ai i njderi s’më ka bërë asgjë, as nuk më ka pas borxh, as s’kam pasë konflikt, është shumë e rëndë. Është e rëndë shumë, 25 vjet janë shumë”, shprehet ai.

Pacolli, tregon edhe për familjen e tij dhe për dhimbjet që ia ka shkaktuar. Ai thotë se edhe pas veprës së rëndë që ka bërë, familja i qëndron afër, sidomos gruaja e tij me të cilën ka një vajzë pesë vjeçare.

Ai e përsërit ndjenjën e fajit që e ka brenda vetes, dhe i kërkon falje familjes së të ndjerit.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika