Lulzim Basha përjashtohet nga seanca e Kuvendit “për zaptim të foltores”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u përjashtua nga seanca e ditës së sotme, pasi u përfshi në debate me kryeparlamentaren Lindita Nikolla.

Basha ka kërkuar fjalën në Kuvend, ndërkohë që Nikolla i ka kërkuar të lirojë foltoren sepse nuk mund t’ia jepte sërish fjalën.

Pasi kryedemokrati nuk po largohej nga foltorja, kryeparlamentarja vendosi që ta përjashtojë nga seanca e sotme plenare, për zaptim foltoreje.

“Lironi foltoren se do t’ju përjashtoj nga seanca. Lironi foltoren, nuk jua jap fjalën. Kur shoh që nuk po i përmbaheni procedurës, kam të gjithë të drejtën t’ju heq fjalën. Zoti Basha mos pengoni rendin e ditës. Ju lutem, mos zaptoni foltoren. Jo, do të vijojmë me rendin e ditës. Nuk do bëjmë lojëra fjalësh këtu. Ua dhashë tre herë fjalën për procedurë. Jeni i përjashtuar nga seanca për zaptim foltoreje. Jeni i përjashtuar, për një ditë e ka drejtuesi i seancës. Do të thellohet dënimi, rregullorja është e qartë. 5 minuta pushim me kërkesë të kryetarit të Grupit”, ka thënë Nikolla.

E në një deklarim për mediat, Basha ka thënë se është e qartë që në seancën e sotme po bëhet pazari për interesa të ngushta të deputetëve.

“Është e qartë që e sotmja është konkludimi i një pazari në dobi të interesave private të një grupi njerëzish përkundër interesave të shqiptarëve”, ka thënë Basha.

Kutjojmë se, pas 5 muajësh kaos, Kuvendi i Shqiprisë i është rikthyer normalitet, pas marrëveshjes së arritur mes Partisë Socialiste dhe Rithemelimit në tryezën e Konferencës së Kryetarëve, shkruajnë mediat në Shqipëri.

Deputetët e opozitës pranuan të heqin dorë nga skenari i bllokimit me garancinë e mazhorancës për ngritjen e dy komisioneve hetimore.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika