Kosova dhe Turqia planifikojnë bashkëpunim në fushën e mjekësisë

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Rifat Latifi është takuar me Guvernatorin e Izmirit, Yavuz Selim Kosger.
Pika kryesore e këtij takimi ishte forcimi i kapaciteteve profesionale mjekësore.
Zyra për shtyp e Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) ka bërë të ditur se Latifi ka konfirmuar bashkëpunimin me Turqinë në fushën e shëndetësisë.

“Turqia dhe Kosova janë dy shtete që kanë miqësi shumëvjeçare dhe kjo miqësi duhet të
vazhdojë edhe më tutje, kësaj radhe me bashkëpunimin në fushën shëndetësore, pasi Izmiri ka universitete shumë të njohura, që kanë prodhuar kuadro të njohura në shkencat mjekësore”, ka thënë ai.

Ministri ka vazhduar më tej duke ftuar komunitetin shqiptar që jeton në Turqi, që
kanë përvojë në fushën e mjekësisë, t’i shërbejnë Kosovës, thuhet në një njoftim të MSH-së në rrjetin social Facebook.
Kosger ka shtuar se bashkëpunimi me Kosovën është i rëndësishëm, duke marrë parasysh të përbashkëtat e shumta që ka me Izmirin e Turqinë në përgjithësi.

Në mënyrë të ngjashme, një marrëveshje e tillë ishte nënshkruar me 16 qershor të këtij viti në kryeqytetin turk. Sipas kësaj marrëveshjeje, Turqia i dhuroi një autoambulancë Komunës së Mamushës në Kosovë, dhe një tjetër Qeverisë së Republikës së Kosovës si një gjest miqësie.

Shija e redaktorit

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Presidentja Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin...

Të fundit nga rubrika