Thaçi për Debat Plus: Të hënën nënshkruhet marrëveshja e koalicionit me BDI-në

Thaçi ka theksuar se kjo marrëveshje është rezultat i bisedimeve të gjata dhe një ide që ka marrë formë gradualisht gjatë dy viteve të fundit

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi për emisionin Debat Plus në Klan Macedonia ka bërë të ditur se marrëveshja e re politike me BDI-në dhe liderin e saj, zotin Ahmeti, do të nënshkruhet të hënën në ora 12 në Pallatin e Kulturës.

Thaçi ka theksuar se kjo marrëveshje është rezultat i bisedimeve të gjata dhe një ide që ka marrë formë gradualisht gjatë dy viteve të fundit.

Sipas Thaçit, marrëveshja përfshin jo vetëm BDI-në dhe PDSH-në, por edhe Partinë Evropiane të Integrimit të Arianit Hoxhës, si dhe plane për bashkëpunim me partitë turke, boshnjake dhe disa shoqata. Thaçi ka vlerësuar rolin e Ahmetit si udhëheqës i këtij misioni të ri dhe ka shprehur mbështetjen e tij për formimin e një koalicioni më të fuqishëm.

“Sot unë dhe zoti Ahmeti e kemi mbyllur marrëveshjen, e cila do të nënshkruhet të hënën në ora 12 në pallatin e kulturës, kemi pasur biseda të gjata, dhe është ide e zotit Ahmeti që para dy viteve. Kjo ide dalngadalë është pjekur mes BDI-së dhe PDSH-së, po ashtu ditën e hënë do të nënshkruajm marrëveshje me partinë Evropiane të Integrimit të Arianit Hoxhës, planifikohet edhe me një parti turke, boshnjake dhe disa shoqata. Këto i udhëheq zoti Ahmeti si bartës i këtij misioni.
Unë gjithmonë kam qenë i drejtpërdrejtë, dhe nuk më takon mua që të pengoj zotin Ahmeti të krijojë një koalicion më të fuqishëm, dhe komunikimi jonë është unilateral vetëm e PDSH-së , dhe të tjerat janë vetëm përgjegjësi zotit Ahmeti..
Koalicioni që jemi ne ka një forcë kryesore politike e cila është BDI-ja e Zotit ahmeti, dhe është realiteti sot i tillë. Pjesa tjetër janë copëza partish të nadara të cilat ende nuk e kanë treguar fuqinë e tyre në elektoral”, tha Thaçi. /tvklan.mk/

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika