Sllovakia mban zgjedhjet presidenciale

Në shtetin sllovak janë duke u mbajtur zgjedhjet presidenciale, ku deri më tani Peter Pellegrini, duket se ka epërsi në këto zgjedhje

Fotografi ilustruese. Foto: AFP

Sllovakët po votojnë këtë të shtunë për të zgjedhur presidentin e ri të vendit. Peter Pellegrini, një aleat i ngushtë i kryeministrit Robert Fico, duket se ka epërsi në garën për postin kryesisht ceremonial.

Një fitore e Pellegrini, që aktualisht mban detyrën e kryetarit të Parlamentit, do të forconte më shumë pushtetin e kryeministrit Fico, duke u dhënë aleatëve të tij kontroll mbi postet kyçe.

Partia e kandidatit Pelegrini i është bashkuar koaliconit qeverisës, që menjëherë pas ardhjes në pushtet ndërpreu furnizimin me armë për Ukrainën.

Presidentja aktuale, Zuzana Čaputová, e cila nuk rikandidon, ka qenë një mbështetëse e fortë e fqinjit të saj në përballjen ndaj agresionit rus.

Në garë marrin pjesë 9 kandidatë. Nëse asnjë prej tyre nuk arrin të fitojë shumicën e votave, siç pritet, dy kandidatët me numrin më të lartë të votave do të përballen në balotazh më 6 prill. /VoA

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika