Blinken thotë se ShBA “dënon fuqishëm sulmin vdekjeprurës” të Moskës

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se ShBA-të dënojnë fuqishëm sulmin terrorist vdekjeprurës të djeshëm në Moskë"

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në një deklaratë ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) “dënojnë fuqishëm sulmin terrorist vdekjeprurës të djeshëm në Moskë” dhe duke shprehur “ngushëllimet më të thella” për të dashurit e të gjithë të prekurve.

Blinken ka thënë se Uashingtoni qëndron në solidaritet “me popullin e Rusisë” dhe dënon “terrorizmin në të gjitha format e tij”.

Më herët, një zyrtar i paidentifikuar i tha partnerit të BBC-së CBS News se inteligjenca amerikane konfirmon pretendimin e grupit të shtetit islamik se ishte përgjegjës për sulmin e së premtes.

Një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së ka konfirmuar mbrëmë se Amerika kishte ndarë informacione për një sulm të afërt me autoritetet ruse në fillim të këtij muaji, taporton BBC, përcjellë Dukagjini.

Këshilltari i Komunikimit për Sigurinë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, duke folur dje në një konferencë pak pasi raportimet për sulmin në Moskë filluan të dalin, ka thënë se “Nuk ka asnjë indikacion për momentin se Ukraina ose ukrainasit janë përfshirë në të shtënat”.

Ministria e Jashtme ruse ka reaguar me zemërim ndaj këtyre komenteve, duke pyetur “Në çfarë baze mund të nxjerrin zyrtarët në Uashington çfarëdo lloj konkluzioni në lidhje me mungesën e përfshirjes së dikujt ndërkohë që po shpaloset një tragjedi? Nëse Shtetet e Bashkuara kanë një informacion të tillë, ata duhet ta ndajnë atë. Nëse ata nuk kanë ndonjë informacion të tillë, atëherë Shtëpia e Bardhë nuk ka të drejtë të lirojë askënd”.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika