Maqedonci mirëpret vendimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s për avancimin e statusit të Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, e ka mirëpritur vendimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s për avancimin e statusit të Kosovës, duke thënë se avancimi i Kuvendit të Kosovës nga vëzhgues parlamentar në anëtar të asociuar është një hap i madh për sigurinë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Maqedonci ka thënë se në 25 vjetorin e fillimit të sulmeve të NATO-s po shënohet një kapitull të ri me lajmin që Komisioni i Përhershëm drejtues i Asamblesë Parlamentare të NATO-s ka marrë vendimin që Kosova nga vëzhgues parlamentar të pranohet si shtet anëtar i asociuar.

“24 marsi i vitit 1999 shënoi një momentum të ri për Kosovën dhe përpjekjen e saj për liri dhe shtet të pavarur, gjersa sot me këtë vendim të NATO-s jemi edhe një hap më afër drejt përmbushjes së qëllimit tonë si shtet i pacënueshëm e për Ballkan stabil. Intervenimi i NATO-s i 24 marsit të vitit 1999 nuk kishte si të mos ndodhte pasi ishte e vetmja formë që do të mund t’i jepte fund spastrimit etnik të Kosovës, të ndërpriste vrasjet e fëmijëve, grave, burrave e të moshuarve, dhunimet sistematike, përndjekjet, djegiet e dëbimet me dhunë dhe me forcë, prandaj 24 marsi është rreshtim jo vetëm me popullin e Kosovën por rreshtim edhe me anën e duhur të historisë së njerëzimit si veprim në mbështetje të vlerave të civilizimit perëndimor, paqes, lirisë dhe demokracisë”, shkroi Maqedonci.

Sipas tij është për keqardhje që fqinji verior edhe 25 vjet pas përfundimit të luftës nuk kërkon falje dhe as nuk ndjen keqardhje për gjenocidin e kryer në Kosovë.

“Arkivat shtetërore nuk u hapën kurrë, ndërsa ekzekutorët e krimeve të shtetit serb vazhdojnë të enden të lirë. Gjersa sot ne kujtojmë bombardimet e NATO-s si veprimin më të drejtë të kësaj aleance të fuqishme ushtarake shteti serb vazhdon të fajësojë NATO-n dhe të arsyetojë veprimet gjenoicidale të Milosheviqit. Kjo flet shumë për një mendësi të njëjtë që vazhdon të ekzistojë tek pushtetarët e Serbisë. Nuk mund të kthejmë në jetë viktimat, të vrarët e masakrave, por i jemi mirënjohës përjetë pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorëve dhe NATO-s që bën të mundur që ne sot të jetojmë në shtetin e pavarur të Republikës së Kosovës”, shtoi më tutje ai.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika