Fituesi i ‘BBVK 2’, Lumbardhi e cilëson Tahir Batatinën trajner legjendar

Fituesi i 'Big Brother VIP Kosova 2', Lumbardh Salihu, është i ftuar në emisionin 'Dueli Sportiv' në TV Dukagjini për të diskutuar rreth Kombëtares së Kosovës dhe Shqipërisë

Lumbardh Salihu ka folur gjatë kohës kur ka qenë futbollist, teksa ka treguar edhe për eksperiencën e tij në futbollin kosovar, sa kishte qenë pjesë e Llapit.

Ai ka thënë se ka shumë respekt për trajnerin e llapjanëve, Tahir Batatina, duke e cilësuar si një ”trajner legjendar”.

“Unë kam shumë respekt për trajnerin Tahir Batatina është një trajner legjendar në Kosovë, nëse mundem të them, pasi është me vite në Superligë me Llapin edhe sivjet është konkurrent i Ballkanit, këto dyja do të luftojnë për titullin kampion në Kosovë. Ai është shumë i dijshëm në laminë e tij”, tha Salihu.

Ai ka zbuluar gjithashtu se e përcjellë Kombëtaren e Kosovës në futboll.

Sipas tij, emërimi i Franco Fodës si përzgjedhës i ‘Dardanëve’ ka qenë zgjedhje shumë e mirë.

“E njoh Franco Fodën shumë mirë sepse jam rritur në Austri, pasi ai ka qenë lojtar i Sturm Graz për shumë vite, pastaj edhe trajner. Tani, ka qenë edhe trajner i Austrisë në ekipin e parë, shyqyr Zotit që erdh një trajner shumë i fortë, me gjithë respektin për trajnerët e tjerë që kanë qenë, por më duket që është selektor shumë i mirë dhe një zgjedhje shumë e mirë. Anipse, luan shumë defensivë e ka shumë merak sigurinë në mbrojtjen. E ka marak me blindu mbrojtjen, pasi synimi i tij i parë është që mos me hongër një gol, e tani pika e dytë është që me jep një gol me fitu 1:0. E pamë edhe lojën e fundit që fituam minimalisht 1:0”, tha Lumbardh Salihu.

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika