Lista Serbe ka reaguar kundër vizitës së Sveçlës dhe Mehajt në veri

Pas vizitës së Ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, dhe Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj në pikat kufitare në Jarinë dhe Bërnjak, Lista Serbe ka reaguar duke e cilësuar këtë vizitë si një provokim

Ilustrim

Lista Serbe, përmes një postimi në rrrjetin social ‘Facebook’, ka reaguar kundër vizitës së Ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, dhe Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj në pikat kufitare në Jarinë dhe Bërnjak.

Në postim, Lista Serbe ka akuzuar ministrat se po qëndronin në ambiente serbe.

‘’Lista Serbe dënon ashpër provokimin e sotëm të organizuar nga Prishtina, ku në veri të Kosovës ministrat e policisë, Xhelal Sveçla dhe ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj nga Prishtina po qëndronin në ambiente krejtësisht serbe’’, shkruhet në postimin e tyre.

Ata e kanë cilësuar si një kërcënim këtë vizitë, duke shtuar se kjo nuk është një vizitë e zakonshme.

‘’Qytetarët në këtë moment janë të mërzitur dhe pyesin se në çfarë cilësie ka qenë ministri i Mbrojtjes i Prishtinës Mehaj në ambientet serbe, me ç’rast kush e ka telefonuar, a janë shoqëruar nga pjesëtarë të KBS-së dhe nga kush kanë marrë leje për të hyrë në veri të Kosovës.

Theksojmë se kjo nuk është një vizitë e zakonshme, por një provokim i pastër që ka mërzitur qytetarët tanë, të cilët me të drejtë kërkojnë ndalimin e provokimeve që cenojnë paqen në këtë rajon’’, shkruhet në postim.

Ndërsa, Xhelal Sveçla, Ministri i Brendshëm i Kosovës bashkë me Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj kanë vizituar të shtunën e 4 qershorit pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinë me qëllimin e luftimit të kontrabandës, kontrollit efikas kufitar dhe angazhimin e Njësiteve të Policisë së Kosovës.

Xhelal Sveçla dhe Armend Mehaj vizitojnë pikat kufitare

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika