Bislimi takohet me emisarin francez, diskutojnë për zhvillimet e fundit në Kosovë

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, është takuar me të deleguarin e Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, është takuar me të deleguarin e Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë.

Me anë të një postimi në platformën “X”, Bislimi ka thënë se në takim u diskutua për zhvillimet e fundit.

“Dita e djeshme u dallua me takime dhe diskutime të rëndësishme, duke përfshirë të dërguarin special, Rene Troccaz, të cilën e mirëpritëm në Kosovë. Ne trajtuam një sërë temash, me fokus në zhvillimet e fundit. Kosova dhe Franca ndajnë një lidhje të fortë, ndërsa ne vazhdojmë t’i forcojmë marrëdhëniet tona”, ka shkruar Bislimi.

Ndryshe, Troccaz është mirëpritur edhe nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka njoftuar se me diplomatin francez ka diskutuar për rrugëtimin e Kosovës drejt institucioneve euroatlantike.

“Zhvilluam një bisedë të mirë për zhvillimet e fundit dhe hapat përpara, për rrugëtimin e Kosovës drejt institucioneve euroatlantike, si dhe për përkushtimin tonë të përbashkët drejt forcimit të partneritet të qëndrueshëm në mes të Kosovës dhe Francës”, ka shkruar Osmani.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika