Kurti: Kosova plotëson të gjitha parakushtet për anëtarësim në KiE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se pas vendimit të Komisionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, është konfirmuar se Kosova ka përmbushur të gjitha parakushtet për t'u bërë anëtare e plotë e KiE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur hap të rëndësishëm për Kosovën, vendimin e Komisionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që është marrë të mërkurën, ku rekomandohet që Kosova ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e KiE-së.

Kurti, përmes një postimi në platformën X, ka theksuar se rekomandimi i sotëm konfirmon përmbushjen e të gjitha parakushteve të anëtarësimit nga Kosova.

Ai gjithashtu ka thënë se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të votojë për opinionin në prill.

Sot, Komisioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka bërë një hap të rëndësishëm përpara për Kosovën. Opinioni konfirmon përmbushjen e të gjitha parakushteve të anëtarësimit nga ana e Kosovës dhe rekomandon që Kosova t’i bëhet ftesë për t’iu bashkuar KiE-së si shtet anëtar. Komisioni do të votojë Opinionin në prill”, ka shkruar Kurti në platformën X.

 

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Duke miratuar një projekt-opinion gjatë një takimi të mbajtur të mërkurën në Paris, bazuar në një raport të Dora Bakoyannis (Greqi, EPP/CD), komiteti mirëpriti një listë të gjerë të zotimeve të bëra me shkrim nga autoritetet e Kosovës.

Asambleja Parlamentare jep detaje pas rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Hapi i radhës, sipas këtij komiteti, do të jetë më 18 prill, kur do të hidhet në votim ky raport para Asamblesë Parlamentare në përbërjen e saj të plotë.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika