Sekuestrohen mbi 13 mijë litra dizel jocilësor

Mbi 13 mijë litra të produktit dizel janë sekuestruar këtë të premte nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).

Sipas njoftimit kjo sasi e dizel-it është hasur në treg të brendshëm pa i plotësuar vlerat e caktuara të cilësisë.

“Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, gjatë kontrolleve në tregun e brendshëm të Republikës së Kosovës, ka sekuestruar 13,661.00 Litër (trembëdhjetë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e një litër) dizel, të cilat janë hasur në treg të brendshëm pa i plotësuar vlerat e caktuara të cilësisë”, thuhet në njoftim.

“Në bazë të raporteve të testimit të mostrave të marra ka rezultuar që produkti Dizel është në kundërshtim me vlerat e caktuara të U.A. 01/2017 për cilësinë e karburanteve të lëngëta të naftës”, vijon njoftimi.

MINT ka theksuar se nuk do lejohen në tregun e brendshëm të qarkullojnë produkte që nuk i plotësojnë kërkesat ligjore.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht IQMT garanton konsumatorët dhe bizneset e përgjegjshme se nuk do të lejohen në tregun e brendshëm të Republikës së Kosovës, të qarkullojnë produkte që nuk i plotësojnë kërkesat ligjore, e gjithë kjo në interes të mbrojtjes së konsumatorit, vendosjes së produkteve cilësore në treg si dhe mbrojtjes së konkurrencës së drejtë në treg”, thuhet në njoftim.

May be an image of silo, oil refinery and text

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika